Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 85/2019, datë 18 dhjetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 85/2019
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 184, 31 dhjetor 2019
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2019-12-31
LIGJ
Nr. 85/2019
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 92/2014 “PËR TATIMIN
MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 49, pika 7 ndryshohet si më poshtë:
“7. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e mjeteve
të transportit publik tё licencuar të udhëtarëve me autobus me nëntë plus një vende ose më
shumë, vetëm me motor elektrik, është 6 për qind.”.
Neni 2
Në nenin 51, pas shkronjës “o” shtohet shkronja “p” me këtë përmbajtje:
“p) furnizimi i automjeteve vetëm me motor elektrik, të reja, me zero km e që nuk janë
regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, përveç atyre të përcaktuara në pikën 7, të
nenit 49, të ligjit.”.
Neni 3
Në nenin 53, pas shkronjës “k” shtohen shkronjat “l” dhe “ll” me këtë përmbajtje.
“l) furnizimi i procesit të ndërtimit nga ndërtuesit subjekte të rindërtimit, brenda programit të
rindërtimit, të autorizuar nga Drejtori
i Përgjithshëm i Tatimeve, për rastet e shpalljes së
“gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, përgjatë periudhës së rindërtimit, sipas përcaktimeve të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.