Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar

Ligji nr. 3/2020, datë 30 janar 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
3/2020
Data e miratimit
30 janar 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 26 shkurt 2020
Hyn në fuqi
12 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2020-02-26

LIGJ

Nr. 3/2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8402, DATË 10.9.1998,

“PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të

ndërtimit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Kudo në ligj bëhen këto zëvendësime të termave:

a) “Investitor” me “Zhvillues”.

b) “Leje shfrytëzimi” me “Certifikatë përdorimi”.

c) “Procesverbal kolaudimi” me “Akt kolaudimi”.

ç) “Autoriteti përkatës i planifikimit dhe kontrollit

të zhvillimit

të territorit” me

“Autoriteti përgjegjës i zhvillimit të territorit”.

d) “Autoriteti përkatës i planifikimit” me “Autoriteti përgjegjës i planifikimit të territorit”.

dh) “Zyra e urbanistikës e njësisë vendore përkatëse” dhe “Autoriteti përkatës i

planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit të njësisë vendore” me “Autoriteti vendor i

zhvillimit të territorit”.

e) “Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme” me “Agjencia Shtetërore e Kadastrës”.

Neni 2

Pas nenit 4 shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 4/1

Të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, i nënshtrohen procesit të

auditimit teknik. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.