Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare
Ligji nr. 4/2020, datë 30 janar 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 29 korrik 2020.
- Numri
- 4/2020
- Data e miratimit
- 30 janar 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 26 shkurt 2020
- Hyn në fuqi
- 12 mars 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2020-02-26
LIGJ
Nr. 4/2020
PËR SHKËMBIMIN AUTOMATIK TË INFORMACIONIT TË LLOGARIVE
FINANCIARE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave në lidhje me:
a) shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare, në zbatim të standardit të
të raportimit dhe marrëveshjes shumëpalëshe të Autoritetit Kompetent për
përbashkët
shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare;
b) detyrimin e institucioneve financiare raportuese për mbledhjen dhe raportimin e
informacioneve të caktuara financiare pranë Autoritetit Kompetent, në përputhje me Standardin
e Përbashkët të Raportimit;
c) përcaktimin e termave dhe të kushteve të përgjithshme, që lidhen me grumbullimin,
përpunimin, përditësimin, bashkëveprimin, përqasjen, ruajtjen, përdorimin dhe arkivimin e
informacionit, në lidhje me shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare në
çështjet tatimore;
ç) të drejtat dhe detyrimet e Autoritetit Kompetent për të siguruar zbatimin efektiv dhe
të Raportimit, duke përfshirë marrjen dhe
përputhshmërinë me Standardin e Përbashkët
përdorimin e informacionit.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj synon sigurimin e zbatimit të Konventës për Ndihmën e Ndërsjellë Administrative në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 29 korrik 2020 · 109/2020 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.