Ligj

Për dhënie amnistie

Ligji nr. 5/2020, datë 30 janar 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
5/2020
Data e miratimit
30 janar 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 17 shkurt 2020
Hyn në fuqi
3 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2020-02-17

LIGJ

Nr. 5/2020

PËR DHËNIE AMNISTIE

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi dhe parimet e ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit, tërësisht ose pjesërisht, të

gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji.

2. Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga parimet e:

a) humanizmit;

b) arritjes së qëllimit të dënimit;

c) rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen;

ç) edukimit dhe të rehabilitimit;

d) mbrojtjes së interesit publik;

dh) dhënies së mundësisë së integrimit më të lehtë dhe më të shpejtë të të dënuarve, të

mitur dhe femra.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “I dënuar” konsiderohet:

a) personi i dënuar nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe

gjykatat e shkallës së parë për krime të rënda dhe që, brenda afatit ligjor, nuk është bërë ankim në

gjykatat respektive të apelit, duke marrë formë të prerë brenda datës 31.12.2019;

b) personi i dënuar deri në datën 31.12.2019 nga gjykatat respektive të apelit;

c) personi i dënuar deri në datën 31.7.2017 nga Gjykata e Lartë, kur kjo e fundit ka

shqyrtuar çështjen në themel dhe ka disponuar me vendim, sipas parashikimeve të shkronjave

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.