Për ratifikimin e konventës së Minamatës “Për merkurin”
Ligji nr. 7/2020, datë 3 shkurt 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7/2020
- Data e miratimit
- 3 shkurt 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 18 shkurt 2020
- Hyn në fuqi
- 4 mars 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2020-02-18
LIGJ
Nr. 7/2020
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË MINAMATËS “PËR MERKURIN”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa e Minamatës “Për merkurin”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 3.2.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11435, datë 14.2.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
DRAFTKONVENTA E MINAMATËS MBI MERKURIN
Palët e kësaj Konvente,
duke pranuar se merkuri është një substancë kimike, e cila për shkak të transportimit të saj atmosferik në një rreze të largët, qëndrueshmërisë së saj në mjedis kur shfaqet antropogjenikisht, aftësisë së saj të akumulimit biologjik në ekosisteme dhe pasojave tejet negative në shëndetin e njerëzve dhe mjedis, përbën një shqetësim global;
duke risjellë në vëmendje vendimin 25/5, të 20 shkurtit 2009, të Këshillit Drejtues të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, “Mbi fillimin e veprimeve ndërkombëtare për menaxhimin e merkurit me efektshmëri, efikasitet dhe në mënyrë koherente”;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.