Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare “Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)

Ligji nr. 9/2020, datë 3 shkurt 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9/2020
Data e miratimit
3 shkurt 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 18 shkurt 2020
Hyn në fuqi
4 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2020-02-18

LIGJ

Nr. 9/2020

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË ANEKSIN VI TË

KONVENTËS NDËRKOMBËTARE DETARE “PËR PARANDALIMIN E

NDOTJEVE NGA ANIJET, 1973”, TË NDRYSHUAR ME PROTOKOLLIN

E VITIT 1978 (MARPOL 73/78)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në aneksin VI të Konventës Ndërkombëtare Detare “Për

parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL

73/78), duke përfshirë dhe rezolutat MEPC.271(69) dhe MEPC.278(70), sipas tekstit që i

bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 3.2.2020.

Shpallur me dekretin nr. 11437, datë 14.2.2020 të Presidentit

të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.