Ligj

Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Evropën Juglindore

Ligji nr. 10/2020, datë 3 shkurt 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10/2020
Data e miratimit
3 shkurt 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 19 shkurt 2020
Hyn në fuqi
5 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2020-02-19

LIGJ

Nr. 10/2020

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË GJASHTË SHTESË TË

MARRËVESHJES PËR FORCËN SHUMËKOMBËSHE TË PAQES NË EVROPËN

JUGLINDORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet protokolli i gjashtë shtesë i Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në

Evropën Juglindore.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 3.2.2020.

Shpallur me dekretin nr. 11438, datë 14.2.2020 të Presidentit

të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta.

PROTOKOLLI I GJASHTË SHTESË

I MARRËVESHJES PËR FORCËN SHUMËKOMBËSHE PËR PAQE

EVROPA JUGLINDORE

DRAFT

Shtetet Palë në Marrëveshjen për Forcën Shumëkombëshe për Paqen në Evropën Juglindore

(MPFSEE), të nënshkruar në Shkup, më 26 shtator 1998, të plotësuar dhe të ndryshuar nga

Protokolli Shtesë i saj, nënshkruar në Athinë, më 12 janar 1999, Protokolli i Dytë Shtesë, i

nënshkruar në Bukuresht, më 30 nëntor 1999, Protokolli i Tretë Shtesë, i nënshkruar në Athinë

më 21 qershor 2000, Protokolli i Katërt Shtesë, i nënshkruar në Romë, më 11 dhjetor 2002, dhe

Protokolli i Pestë Shtesë, i nënshkruar në Sofje, më 21 tetor 2009,

duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për qëllimet dhe parimet e parashikuara në Marrëveshjen e

MPFSEE-së, në vijim të referuar si “Marrëveshja MPFSEE”;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.