Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar
Ligji nr. 11/2020, datë 11 shkurt 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 11/2020
- Data e miratimit
- 11 shkurt 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 9 mars 2020
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2020-03-09
UDHËZIM
NR. 11, datë 10.9.2020
PËR PROCEDURAT E MONITORIMIT TË ZBATIMIT TË KONTRATAVE PËR
USHTRIMIN E AKTIVITETIT TË PESHKIMIT NË UJËRAT E BRENDSHME DHE
AKUAKULTURËN TOKËSORE DHE UJORE
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë; pikës 16/1, të
vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 712, datë 31.1.2013, “Për përcaktimin e procedurave të
konkurrimit publik për të drejtën e peshkimit në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë”, të
ndryshuar, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
UDHËZON:
I. TË PËRGJITHSHME
1. Ky udhëzim përcakton procedurën që ndiqet gjatë procesit të monitorimit të kontratave për
ushtrimin e aktivitetit të peshkimit në ujërat e brendshme dhe akuakulturën tokësore dhe ujore.
2. Ndjekja e procesit të monitorimit të kontratave bëhet nga përfaqësues të Drejtorisë së
Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, si dhe nga Sektori i Programeve të Zhvillimit në Fushën
e Peshkimit dhe Akuakulturës në ministri.
3. Në kuptim të këtij udhëzimi, Sektori i Programeve të Zhvillimit në Fushën e Peshkimit dhe
Akuakulturës është struktura përgjegjëse për peshkimin.
II. MONITORIMI I KONTRATAVE DHE DETYRAT E STRUKTURËS PËRGJEGJËSE
PËR PESHKIMIN DHE TË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE TË PESHKIMIT DHE
AKUAKULTURËS
1. Struktura përgjegjëse për peshkimin në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.