Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar

Ligji nr. 16/2020, datë 12 shkurt 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
16/2020
Data e miratimit
12 shkurt 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 6 mars 2020
Hyn në fuqi
21 mars 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2020-03-06

LIGJ

Nr. 16/2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9863, DATË 28.1.2008,

“PËR USHQIMIN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime

dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj, emërtimet “ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”,

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit” dhe “Instituti

i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë”

zëvendësohen përkatësisht me emërtimet “ministri përgjegjës për ushqimin”, “institucioni

përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë” dhe “instituti përgjegjës për

kryerjen e analizave të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë”.

Neni 2

Në nenin 17, pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. Shpenzimet për kontrollin zyrtar, marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave

laboratorike përballohen nga importuesi.”.

Neni 21 shfuqizohet.

Neni 3

Neni 4

Në nenin 26, pika 7 ndryshohet si më poshtë:

“7. Përjashtime nga zbatimi i sistemit të vetëkontrollit, sipas pikës 1 të këtij neni, bëhen

për prodhuesit e produkteve tradicionale, prodhuesit e sasive të vogla të produkteve primare, që

furnizojnë direkt konsumatorin e fundit ose operatorë biznesi të prodhimit dhe të shitjes me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.