Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar
Ligji nr. 13/2020, datë 12 shkurt 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 13/2020
- Data e miratimit
- 12 shkurt 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 10 mars 2020
- Hyn në fuqi
- 25 mars 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2020-03-10
LIGJ
Nr. 13/2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 108/2013,
“PËR TË HUAJT”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3, pika 32 ndryshohet si më poshtë:
“32. ‘Vizë’ është autorizimi në formën e një vize pullë në një dokument të vlefshëm
udhëtimi ose vizë elektronike, e printuar nga format elektronik,
lëshuar nga autoritetet
përgjegjëse, sipas procedurave të këtij ligji, që lejon të huajin të hyjë, të qëndrojë ose të kalojë
tranzit në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”.
Neni 2
Në nenin 21, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Viza e tipit ‘C’ është viza që lëshohet në formën e një vize pullë ose e printuar nga
format elektronik, e cila i jep të drejtën mbajtësit të saj të hyjë dhe të qëndrojë në Republikën e
Shqipërisë deri në 90 ditë, brenda 180 ditëve, duke filluar nga data e hyrjes së parë.”.
Neni 3
Në nenin 22 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Viza e tipit ‘D’ është viza që lëshohet në formën e një vize pullë ose e printuar nga
format elektronik për shtetasin e huaj që kërkon të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë më
shumë se 90 ditë, brenda 180 ditëve, dhe kur, për t’u pajisur me leje qëndrimi, për këta shtetas
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.