Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008, “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, të ndryshuar
Ligji nr. 12/2020, datë 12 shkurt 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 12/2020
- Data e miratimit
- 12 shkurt 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 6 mars 2020
- Hyn në fuqi
- 21 mars 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2020-03-06
LIGJ
Nr. 12/2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9942, DATË 26.6.2008,
“PËR PARANDALIMIN E ÇRREGULLIMEVE TË SHKAKTUARA NGA
PAMJAFTUESHMËRIA E JODIT NË ORGANIZMIN E NJERIUT”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008, “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga
pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e
mëposhtme:
Neni 1
Në të gjithë përmbajtjen e ligjit emërtimi “Ministri/a i/e Shëndetësisë” zëvendësohet me
“ministri/a përgjegjës/e për shëndetësinë” dhe emërtimi “Inspektorati që mbulon fushën e
shëndetit” zëvendësohet me emërtimin “struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e
shëndetit”.
Në nenin 3, termat “konsum direkt” dhe “konsum indirekt” zëvendësohen përkatësisht
me termat “konsum i drejtpërdrejtë” dhe “konsum i tërthortë”.
Neni 2
Neni 3
Në nenin 9, pas paragrafit të parë, shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:
“duke përjashtuar rastet si më poshtë:
a) importimin e kripës ushqimore të pajodizuar vetëm me qëllimin e fortifikimit të kripës
me jod nga subjekte të licencuara për këtë qëllim, sipas legjislacionit në fuqi për licencimin, duke
garantuar gjurmueshmërinë;
b) importimin e kripës ushqimore të pajodizuar, me qëllim përdorimin e saj në produktet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.