Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 15/2020, datë 12 shkurt 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
15/2020
Data e miratimit
12 shkurt 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 140, 30 korrik 2020
Hyn në fuqi
14 gusht 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 140, datë 2020-07-30

LIGJ

Nr. 15/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 96/2016, “PËR

STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

VENDOSI:

Në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 12, pika 5, shkronja “d” ndryshohet si më poshtë:

“d) shtesë për vështirësi pune, në masën 60 për qind të pagës bruto fillestare, për

magjistratët që ushtrojnë funksionin pranë Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe

krimit të organizuar, Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si

dhe Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”.

Neni 2

Në nenin 37 bëhet ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:

1. Në pikën 2, pas fjalëve “ceremoni publike” shtohen fjalët “përpara Këshillit të Lartë

Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këshilli organizon ceremoninë e betimit jo më

vonë se 10 ditë nga data e emërimit të magjistratëve.”.

2. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Nëse magjistrati nuk është thirrur për të bërë betimin, pas përfundimit të afatit të

parashikuar në pikën 2, të këtij neni, ai betohet me shkrim, sipas formulës së parashikuar në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.