Për produktet plehëruese
Ligji nr. 17/2020, datë 17 shkurt 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 17/2020
- Data e miratimit
- 17 shkurt 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 9 mars 2020
- Hyn në fuqi
- 24 mars 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2020-03-09
LIGJ
Nr. 17/2020
PËR PRODUKTET PLEHËRUESE
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
a) garantimin e shëndetit të njerëzve e të kafshëve, si dhe mbrojtjen e mjedisit nga përdorimi i
produkteve plehëruese;
b) rritjen e efikasitetit në të ushqyerit e bimëve me elemente ushqyese;
c) përmirësimin e cilësive fiziko-kimike dhe të pjellorisë së tokës.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat për prodhimin, regjistrimin,
importin, eksportin,
përdorimin, kontrollin e cilësisë, gjurmueshmërinë, informimin, reklamimin dhe inspektimin e
veprimtarive që lidhen me produktet plehëruese, si dhe organizimin e funksionimin e strukturave
përkatëse.
tregtimin,
Neni 3
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për:
a) produktet plehëruese që regjistrohen, prodhohen, eksportohen, tregtohen, importohen dhe
përdoren në Republikën e Shqipërisë;
b) personat fizikë e juridikë që ushtrojnë veprimtari të parashikuara në dispozitat e këtij ligji, si
dhe të legjislacionit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet, vlerësimin e ndikimit në mjedis,
lejet e mjedisit e kimikatet.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Ambalazhim” është një ambalazh i mbyllur që përdoret për të mbajtur, mbrojtur e për të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.