Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 20/2020, datë 4 mars 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 20/2020
- Data e miratimit
- 4 mars 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 70, 21 prill 2020
- Hyn në fuqi
- 6 maj 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2020-04-21
LIGJ
Nr. 20/2020
PËR PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISË NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton procedurat dhe organin shtetëror përgjegjës për përfundimin e proceseve
kalimtare administrativo-ligjore, të regjistrimit të titujve të pronësisë për pasuritë e paluajtshme
në pronësi shtetërore dhe private në Republikën e Shqipërisë, si dhe të inventarizimit,
transferimit, trajtimit dhe regjistrimit përfundimtar të tyre.
Neni 2
Qëllimi dhe fusha e zbatimit
Qëllimi i këtij ligji është:
1. Krijimi i bazës ligjore të thjeshtuar e të harmonizuar për përfundimin e proceseve kalimtare
administrativo-ligjore të trajtimit të pronës së paluajtshme të shtetit dhe pronës private, duke
përcaktuar normat për:
a) regjistrimin e titujve të pronësisë, të dhënë sipas akteve ligjore e nënligjore për pronësinë
mbi tokën bujqësore, të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji;
b) përfundimin e procesit të kalimit në pronësi, pa shpërblim, përdoruesve të tokave
bujqësore të ish-kooperativave dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore;
c) legalizimin dhe regjistrimin në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme, të ndërtimeve pa
leje, objekteve dhe trojeve funksionale, kur mungojnë aktet e fitimit të pronësisë, si dhe të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.