Për disa shtesa në ligjin nr. 71/2016, “Për kontrollin kufitar”
Ligji nr. 22/2020, datë 5 mars 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 22/2020
- Data e miratimit
- 5 mars 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 9 mars 2020
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2020-03-09
LIGJ
Nr. 22/2020
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 71/2016 “PËR KONTROLLIN KUFITAR”1
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 84, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 71/2016 “Për kontrollin kufitar” bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 1, pas fjalëve “rregullat për” shtohen fjalët “transmetimin e të dhënave të pasagjerit
dhe”.
Neni 2
Në nenin 2, pas pikës 8 shtohen pikat 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 21 dhe 22
me këtë përmbajtje:
“9. “Regjistri
i rezervimit të pasagjerit” është tërësia e të dhënave të nevojshme për të
mundësuar rezervimin dhe për të kryer kontrollet për çdo udhëtim të rezervuar nga/ose në emër
të një personi, të cilat ruhen në sistemin e rezervimit të linjave ajrore, sistemet e kontrollit të
nisjes që përdoren për të kontrolluar/administruar/menaxhuar pasagjerët ose sisteme ekuivalente
që mundësojnë të njëjtat funksione.
10. “Të dhënat personale”, “regjistrimi” dhe “përpunim i të dhënave personale” kanë të
njëjtin kuptim siç përcaktohet në nenin 3 “Përkufizime” të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për
mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.
11. “Informacioni paraprak për pasagjerin (API)” është pjesë e të dhënave të regjistrit të
rezervimit të pasagjerit dhe përfshin llojin, numrin, vendin e lëshimit dhe datën e skadimit të çdo
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.