Ligj

Pёr disa shtesa dhe ndryshime nё ligjin nr. 34/2019, "Pёr administrimin e pasurive tё sekuestruara e tё konfiskuara"

Ligji nr. 19/2020, datë 5 mars 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
19/2020
Data e miratimit
5 mars 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 1 prill 2020
Hyn në fuqi
16 prill 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2020-04-01

LIGJ

Nr. 19/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 34/2019, “PËR

ADMINISTRIMIN E PASURIVE TË SEKUESTRUARA E TË KONFISKUARA”

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, bëhen

këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

Neni 1

“Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është miradministrimi dhe përdorimi sa më efiçent, efektiv dhe ekonomik i

pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë ose pasurive të sekuestruara nga

organet administrative, rikthimi në komunitet i pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme dhe

kompensimi financiar i viktimave të krimit.”.

Neni 2

Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:

“a) “Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara” (në vijim

Agjencia) është institucioni përgjegjës për administrimin dhe/ose përdorimin e pasurive të

sekuestruara me vendim të dhënë nga organet e sistemit të drejtësisë apo organet administrative,

administrimin dhe/ose përdorimin e pasurive të konfiskuara, si dhe ruajtjen e provave materiale

apo administrimin e tyre, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.”.

2. Në shkronjën “b” fjalët “apo nga administratori i pasurisë” hiqen.

3. Shkronja “c” shfuqizohet.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.