Ligj

Pёr disa shtesa dhe ndryshime nё ligjin nr. 89/2014 "Pёr pajisjet mjekёsore"

Ligji nr. 21/2020, datë 5 mars 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
21/2020
Data e miratimit
5 mars 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 54, 31 mars 2020
Hyn në fuqi
15 prill 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 54, datë 2020-03-31

LIGJ

Nr. 21/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 89/2014

“PËR PAJISJET MJEKËSORE”1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 89/2014, “Për pajisjet mjekësore”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 4 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Në pikën 1, pas shkronjës “ç” shtohen shkronjat “d” dhe “dh” me këtë përmbajtje:

“d) produkte të dedikuara posaçërisht për pastrimin, dezinfektimin ose sterilizimin e pajisjeve;

dh) pajisjet të cilat nuk janë të destinuara për një qëllim të caktuar mjekësor si më poshtë:

i) produkte të destinuara për t’u futur plotësisht ose pjesërisht në trupin e njeriut përmes

mjeteve invazive kirurgjikale, me qëllim të modifikimit të anatomisë ose fiksimit të pjesëve të

trupit, me përjashtim të produkteve për tatuazhe dhe piercing;

ii) substancat, kombinime të substancave, ose produkte të destinuara për t’u përdorur për

mbushjen e mukozës së fytyrës ose zona të tjera të lëkurës ose mukozës me anë të injeksionit

subkutan, submukozë ose intradermal, duke përjashtuar ato për tatuazhe;

iii) pajisjet e destinuara për t’u përdorur për të zvogëluar, hequr ose shkatërruar indin dhjamor,

siç janë pajisjet për liposuction, lipolizë ose lipoplastikë;

iv) rrezatimi elektromagnetik me intensitet të lartë, të tilla si: pajisje që lëshojnë rrezatim infra të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.