PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.147/2015, “PËR BUXHETIN E VITIT 2016”, TË NDRYSHUAR
Akti normativ nr. 2/2016, datë 16 dhjetor 2016, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 2/2016
- Data e miratimit
- 16 dhjetor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 244, 20 dhjetor 2016
- Hyn në fuqi
- 20 dhjetor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 244, datë 2016-12-20
AKT NORMATIV
Nr. 2, datë 16.12.2016
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.147/2015, “PËR BUXHETIN E VITIT 2016”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni l
Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2016 është:
Të ardhurat | 51 449 milionë lekë:
Nga të cilat: |
- Transferta e pakushtëzuar nga buxheti qendror | 13 045 milionë lekë;
- Transferta specifike | 11 033 milionë lekë;
- Fondi për Zhvillimin e Rajoneve | 10 000 milionë lekë;
Të ardhura të tjera | 17 371 milionë lekë;
Shpenzimet | 51 449 milionë lekë.”.
Neni 2
Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2016 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej | 110 684 milionë lekë;
Nga të cilat: |
- kontributet | 66 093 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit | 40 320 milionë lekë;
- transferta për rritjen e pensioneve nga buxheti | 635 milionë lekë;
- transfertë për shpërblimin e pensionistëve | 3 636 milionë lekë;
Shpenzimet | 110 684 milionë lekë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.