Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji nr. 36/2020, datë 16 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 36/2020
- Data e miratimit
- 16 prill 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 118, 24 qershor 2020
- Hyn në fuqi
- 9 korrik 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2020-06-24
1Ky ligj është përafruar pjesërisht me Direktivën 2009/81/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 13
korrik 2009,“Mbi koordinimin e procedurave për dhënien e disa kontratave për punë, furnizime dhe shërbime
nga autoritete kontraktore apo ente në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe që ndryshon direktivat 2004/17/KE
dhe 2004/18/KE”, tё ndryshuar”. Numri CELEX 32009L0081, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L,
nr. 216, datë 20.8.2009, faqe 76–136.
LIGJ
Nr. 36/2020
PËR PROKURIMET NË FUSHËN E MBROJTJES DHE TË SIGURISË1
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe qëllimi
1. Ky ligj ka si objekt të tij kontratat që lidhen në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë për:
a) furnizimin me pajisje ushtarake dhe pjesët dhe/ose njësitë përbërëse të tyre;
b) furnizimin me pajisje të klasifikuara dhe pjesët dhe/ose njësitë përbërëse të tyre;
c) punë, mallra dhe shërbime që lidhen drejtpërdrejt me pajisjet e përcaktuara në shkronjat
“a” dhe “b”, për çdo dhe të gjitha elementet e ciklit jetësor të tyre;
ç) punë, pajisje dhe shërbime ushtarake që, për arsye sigurie, përfshijnë, kërkojnë dhe/ose
përmbajnë informacion të klasifikuar dhe trajtohen si punë, mallra dhe shërbime të klasifikuara.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.