Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri–Kosovë, 2014–2020, alokimet për vitin 2018
Ligji nr. 37/2020, datë 16 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 37/2020
- Data e miratimit
- 16 prill 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 74, 27 prill 2020
- Hyn në fuqi
- 12 maj 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 74, datë 2020-04-27
LIGJ
Nr. 37/2020
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS
SË KOSOVËS DHE KOMISIONIT EUROPIAN, PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT
TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, SHQIPËRI–KOSOVË, 2014–2020,
ALOKIMET PËR VITIN 2018
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Këshillit
të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të
bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri–Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2018, sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 16.4.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11464, datë 23.4.2020 të Presidentit
të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
MARRËVESHJA E FINANCIMIT BNK PËR PROGRAMET VJETORE IPA II,
KUSHTET E VEÇANTA, VERSIONI 1.2
MARRËVESHJA E FINANCIMIT
KUSHTET E VEÇANTA
Komisioni Europian, në vijim i referuar si “Komisioni” ose “Pala” e cila vepron në emër të
Bashkimit Europian, në vijim i referuar si “Bashkimi”, nga njëra anë dhe
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës* të përfaqësuar nga
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.