Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”
Ligji nr. 35/2020, datë 16 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 35/2020
- Data e miratimit
- 16 prill 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 72, 23 prill 2020
- Hyn në fuqi
- 8 maj 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2020-04-23
LIGJ
Nr. 35/2020
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995,
“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 dhe 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me
propozimin e një grupi deputetesh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 130/a ndryshohet si më poshtë:
Neni 1
“Neni 130/a
Dhuna në familje
Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune fizike, psikologjike, ndaj personit që është bashkëshort,
ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur,
vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e
afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), ose në lidhje
apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-
social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish-
bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër,
motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.