Ligj

Për aktivitetet e turizmit detar

Ligji nr. 43/2020, datë 23 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 19 shtator 2024.

Numri
43/2020
Data e miratimit
23 prill 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 118, 24 qershor 2020
Hyn në fuqi
9 korrik 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2020-06-24

LIGJ

Nr. 43/2020

PËR AKTIVITETET E TURIZMIT DETAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, kushteve dhe kritereve për aktivitetet e

turizmit detar, i mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtim, infrastrukturës së

nevojshme për ushtrimin e tyre dhe përcaktimi i përgjegjësive institucionale për këtë fushë në

Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Fusha e zbatimit

Dispozitat e këtij ligji zbatohen për:

a) aktivitetet e turizmit detar që zhvillohen përgjatë vijës bregdetare, hapësirës detare dhe

në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë nga persona fizikë dhe juridikё, vendas e

të huaj;

b) individë, vendas apo të huaj, të cilët kryejnë lundrime për qëllime turistike dhe argëtim

me mjetet e tyre lundruese ose të marra me qira në hapësirën detare dhe në ujërat e

brendshme të Republikës së Shqipërisë;

c) mjetet lundruese vendase dhe të huaja, të cilat kërkojnë të hyjnë, tё qëndrojnë, tё

lundrojnë dhe/apo të përdorin hapësirën detare shqiptare për qëllime private apo tregtare në

fushën e aktiviteteve të turizmit detar.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Aktivitete të turizmit detar” janё veprimtaritë që ushtrohen në vijën bregdetare,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 19 shtator 2024 · 105/2024 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 43/2020, "Për aktivitetet e turizmit detar"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.