Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, "Për mbrojtjen e biodiversitetit", të ndryshuar
Ligji nr. 41/2020, datë 23 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 41/2020
- Data e miratimit
- 23 prill 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 80, 5 maj 2020
- Hyn në fuqi
- 20 maj 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2020-05-05
LIGJ
Nr. 41/2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN Nr.9587, DATË 20.7.2006,
“PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar, bëhen
ndryshimet dhe shtesat e mёposhtme:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
1. Pika 12 shfuqizohet.
2. Pika 17 ndryshohet si më poshtë:
“17. “Material gjenetik” është çdo material me origjinë bimore, shtazore, mikrobiale ose tjetër,
që përmban njësi funksionale të trashëgueshmërisë.”.
3. Pika 38 ndryshohet si mё poshtё:
“38. “Rrjeti i zonave të mbrojtura” është sipas kuptimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për
zonat e mbrojtura.”.
4. Pika 43 ndryshohet si më poshtë:
“43. “Njësitë e vetëqeverisjes vendore” kanë të njëjtin kuptim të dhënë në legjislacionin për
vetëqeverisjen vendore.”.
5. Pikat 44, 45, 46 dhe 47 shfuqizohen.
6. Pas pikës 47, shtohen pikat 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57 e 58 me kёtё pёrmbajtje:
“48. “Akses” nënkupton lejimin, përvetësimin dhe ndarjen e burimeve
gjenetike ose të
njohurive tradicionale të lidhura me to.
49. “Burime gjenetike të përdorura në mënyrë të paligjshme” janë burimet gjenetike dhe
njohuritë tradicionale të lidhura me burimin gjenetik, por të përdorura pa u respektuar detyrimet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.