Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012 "Për peshkimin", të ndryshuar

Ligji nr. 42/2020, datë 23 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
42/2020
Data e miratimit
23 prill 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 91, 20 maj 2020
Hyn në fuqi
4 qershor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 91, datë 2020-05-20

LIGJ

Nr. 42/2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 64/2012

“PËR PESHKIMIN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e

mёposhtme:

Neni 1

Në nenin 30 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Numri maksimal i lejeve të peshkimit tregtar artizanal përcaktohet nga ministri, në

zbatim të planit të menaxhimit të peshkimit dhe të planit të zbatimit të peshkimit.”.

2. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. Leja e peshkimit tregtar ka një kohëzgjatje 10-vjeçare, e cila tregohet qartë në leje. Me

mbarimin e këtij afati, leja rinovohet pas dorëzimit më parë të kërkesës përkatëse nga ana e

pronarit të anijes së peshkimit.”.

3. Pas pikës 7 shtohen pikat 8, 9, 10 dhe 11 me këtë përmbajtje:

“8. Leja e peshkimit jepet për anijet e peshkimit të regjistruara në regjistrin e anijeve të

peshkimit dhe të pajisura me numrin unik identifikues NFR.

9. Të gjitha anijet e peshkimit të regjistruara në regjistrin e anijeve të peshkimit dhe të

pajisura me NFR, por që u ka mbaruar afati i vlefshmërisë së lejes së peshkimit dhe nuk e kanë

rinovuar atë, kanë të drejtë të aplikojnë për rinovimin e lejes së peshkimit, brenda 6 muajve nga

hyrja në fuqi e këtij ligji.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.