Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, "Për standardizimin", të ndryshuar

Ligji nr. 40/2020, datë 23 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
40/2020
Data e miratimit
23 prill 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 80, 5 maj 2020
Hyn në fuqi
20 maj 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2020-05-05

LIGJ

Nr. 40/2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9870, DATË 4.2.2008,

“PËR STANDARDIZIMIN”, TË NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime

dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 8 bëhen ndryshimet e mёposhtme:

1. Në pikën 5 bëhen kёto ndryshime:

a) Fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:

“5. DPS-ja është Autoriteti Kombëtar i Notifikimit dhe Pika Kombëtare e Referimit në OBT

dhe në CEFTA për projektstandardet, projektrregullat teknike dhe projektprocedurat e vlerësimit

të konformitetit me ndikim në tregti.”.

b) Në paragrafin e dytë, fjalët “pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për

çdo notifikim të saj pranë OBT-së.” zëvendësohen me fjalёt “pranë ministrisë përgjegjëse për

ekonominë, për çdo notifikim të saj pranë OBT-së dhe CEFTA-s.”.

2. Pas pikës 6 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:

“7. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit është Administratori Kombëtar i Regjistrimit

për Lëshuesit (NRA/I).”.

Neni 2

Në nenin14 bëhen këto ndryshime:

1. Në shkronjën “ë”, pas fjalës “informacioni” shtohen fjalët “për tregun e brendshëm dhe atë

unik europian”.

2. Në fund të shkronjës “f” shtohen fjalët “dhe Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Europën

Qendrore (CEFTA).”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.