Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të agjencisë Franceze të zhvillimit, të Proparco dhe të Expertise France në Shqipëri
Ligji nr. 48/2020, datë 23 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 48/2020
- Data e miratimit
- 23 prill 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 78, 30 prill 2020
- Hyn në fuqi
- 15 maj 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2020-04-30
LIGJ
Nr. 48/2020
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË
REPUBLIKËS SË FRANCËS NË LIDHJE ME THEMELIMIN DHE USHTRIMIN
E AKTIVITETIT TË AGJENCISË FRANCEZE TË ZHVILLIMIT, TË PROPARCO
DHE TË EXPERTISE FRANCE NË SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës së Francës në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të
Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të Proparco dhe të Expertise France në Shqipëri, sipas tekstit
bashkëlidhur këtij ligji.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 23.4.2020
Shpallur me dekretin nr. 11468, datë 29.4.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta
MARRËVESHJE
MIDIS KISHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË FRANCËS NË LIDHJE ME THEMELIMIN DHE
USHTRIMIN E AKTIVITETIT TË AGJENCISË FRANCEZE TË ZHVILLIMIT, TË
PROPARCO DHE TË EXPERTISE FRANCE NË SHQIPËRI
Këshilli I Ministrave I Republikës Së Shqipërisë
Dhe
Qeveria E Republikës Së Francës,
Të quajtura në vijim, për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje, “Palët”;
Duke kujtuar që Shqipëria dhe Franca udhëhiqen nga dëshira për të forcuar lidhjet e tyre të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.