Ligj

Për pyjet

Ligji nr. 57/2020, datë 30 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
57/2020
Data e miratimit
30 prill 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 96, 28 maj 2020
Hyn në fuqi
12 qershor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 96, datë 2020-05-28

LIGJ

Nr. 57/2020

PËR PYJET1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e pyjeve si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e

mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës, të tokës, ruajtjen dhe përmirësimin e

potencialeve prodhuese, të ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve gjenetike dhe

regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.

2. Ligji kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të pyjeve, që mundëson një jetë

më të mirë për shoqërinë sot dhe brezat e së ardhmes, duke rregulluar marrëdhëniet në sektorin e

pyjeve, që kanë ndikim thelbësor në cilësinë e mjedisit natyror, në zhvillimin e bujqësisë, të

energjisë dhe të turizmit, në uljen e varfërisë, zhvendosjen e popullsisë, zbutjen e konflikteve dhe

të pabarazive me bazë sociale, gjinore, si dhe në sigurinë e vendit.

3. Ky ligj synon ruajtjen, shtimin e sipërfaqes dhe rritjen e volumit të përgjithshëm të fondit

pyjor kombëtar, rregullimin e marrëdhënieve dhe garantimin e qëndrueshmërisë financiare,

organizimin funksional në të gjitha nivelet e qeverisjes për shfrytëzimin dhe përdorimin e

qëndrueshëm e të balancuar të burimeve pyjore përkundrejt mundësisë që pyjet kanë, pa cenuar

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.