Ligj

Për shërbimet e pagesave

Ligji nr. 55/2020, datë 30 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 tetor 2026.

Numri
55/2020
Data e miratimit
30 prill 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 123, 2 korrik 2020
Hyn në fuqi
2 janar 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 123, datë 2020-07-02

LIGJ

Nr. 55/2020

PËR SHËRBIMET E PAGESAVE

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

TITULLI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i kushteve dhe i rregullave për:

a) krijimin, licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e institucioneve të pagesave;

b) transparencën e kushteve dhe kërkesat për informim për shërbimet e pagesave;

c) të drejtat e detyrimet përkatëse të përdoruesve dhe të ofruesve të shërbimeve të pagesave lidhur me ofrimin e shërbimeve të pagesave si një veprimtari e vazhdueshme ose aktivitet tregtar.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kuadrit ligjor për shërbimet e pagesave në Republikën e Shqipërisë.

Neni 3

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për shërbimet e pagesave të listuara në aneksin 1, të këtij ligji, të ofruara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

2. Subjekte të këtij ligji janë ofruesit e shërbimeve të pagesave, si më poshtë:

a) bankat dhe degët e bankave të huaja, të licencuara sipas legjislacionit në fuqi për bankat;

b) institucionet e parasë elektronike, të licencuara sipas legjislacionit në fuqi për bankat;

c) institucionet e pagesave, që licencohen në përputhje me këtë ligj;

ç) Banka e Shqipërisë, kur nuk vepron në cilësinë e saj si autoritet monetar ose autoritete të tjera publike;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 22 tetor 2026 · 108/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.55/2020 "Për shërbimet e pagesave"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.