Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar
Ligji nr. 53/2020, datë 30 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 53/2020
- Data e miratimit
- 30 prill 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 96, 28 maj 2020
- Hyn në fuqi
- 12 qershor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 96, datë 2020-05-28
LIGJ
Nr. 53/2020
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 431, DATË 9.6.2011, “PËR MBROJTJEN
E MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 29, pika 2 ndryshohet, si më poshtë:
“2. Dhënia e lejeve të mjedisit përcaktohet sipas një sistemi të përbërë prej dy nivelesh,
mbështetur në madhësinë dhe llojin e veprimtarisë që ka nevojë të pajiset me leje, si dhe në
mundësinë që ka ajo veprimtari të shkaktojë ndotje në atë masë që mund të sjellë dëm në mjedis
e të rrezikojë shëndetin e njeriut:
a) kategoria e veprimtarive A, për të cilat zbatohet leja e mjedisit e tipit A;
b) kategoria e veprimtarive B, për të cilat zbatohet leja e mjedisit e tipit B.
Kategoritë e veprimtarive dhe kufijtë ndërmjet dy niveleve përcaktohen në ligjin për lejet e
mjedisit.”.
Neni 2
Në nenin 62, pika 1, fjalët: “kryhet nga inspektorati shtetëror kompetent (më poshtë
“Inspektorati”)” zëvendësohen me fjalët: “kryhet nga struktura përgjegjëse inspektuese në fushën
e mjedisit”.
Neni 3
Kudo në tekstin e ligjit referencat “A, B dhe C” zëvendësohen me “A dhe B”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 30.4.2020
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.