Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar

Ligji nr. 52/2020, datë 30 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
52/2020
Data e miratimit
30 prill 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 96, 28 maj 2020
Hyn në fuqi
12 qershor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 96, datë 2020-05-28

LIGJ

Nr. 52/2020

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 448, DATË 14.7.2011, “PËR LEJET E

MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si

më poshtë vijon:

Neni 1

1. Në nenin 3, pika 13, pas shprehjes “Leja e mjedisit e tipit B, është leja” shtohet shprehja

“për veprimtaritë e përcaktuara në aneksin 1/B ”.

2. Pika 14, e nenit 3, kreu IV, neni 21, pika 2, e nenit 24 dhe neni 31, shfuqizohen.

Neni 2

Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1, paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë:

“1. Në përputhje me ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, krijohet një

sistem prej dy nivelesh të lejeve të mjedisit, të tipave A e B, si më poshtë:”.

2. Në pikën 1, shkronja “c” shfuqizohet.

3. Në pikën 2, shkronja “ç” shfuqizohet.

4. Pika 3 riformulohet, si më poshtë:

“3. Lista e veprimtarive të përfshira dhe kushtet e lejes së mjedisit të tipave A dhe B

rishikohen në çdo kohë nga ministria kur ka ndryshime në legjislacionin përkatës mjedisor, të cilit

ato i përmbahen dhe në raste kur konstatohen nga autoritetet kompetente, të përcaktuara në

pikën 2 të këtij neni, nëse:

a) evidentohet ekzistenca e veprimtarive të reja që kanë ndikim në mjedis;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.