Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, të ndryshuar

Ligji nr. 54/2020, datë 30 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
54/2020
Data e miratimit
30 prill 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 91, 20 maj 2020
Hyn në fuqi
4 qershor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 91, datë 2020-05-20

LIGJ

Nr. 54/2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7643, DATË 2.12.1992,

“PËR INSPEKTIMIN SANITAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, të ndryshuar, bëhen

ndryshimet dhe shtesat e mёposhtme:

Neni 1

Kudo në përmbajtjen e ligjit, fjalët “inspektorati që mbulon fushën e shëndetit”

zëvendësohen me fjalёt “struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e shëndetit” dhe fjalёt

“Drejtoria e Shëndetit Publik” zëvendësohen me fjalët “Struktura përgjegjëse për shëndetin

publik”.

Në nenin 1/1, pikat 5 dhe 6 shfuqizohen.

Neni 2

Neni 3

Në nenin 2, pas paragrafit të parë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Bën përjashtim nga ky ligj inspektimi sanitar në fushën e ushqimit dhe ushqimit për

kafshë, inspektim i cili do të bëhet nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit

dhe ushqimit për kafshë.”.

Neni 4

Në nenin 10 bëhen këto ndryshime:

a) Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:

“Struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e shëndetit është pёrgjegjëse për

kontrollin dhe zbatimin e ligjeve e të akteve nënligjore sanitare dhe pajis me akt miratimi

higjieno-sanitar subjektet në sektorët publikë dhe jopublikë, sipas përcaktimeve të këtij neni.

të punonjësve dhe inspektorëve të strukturës përgjegjëse për

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.