Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për të prokuruar kundërmasat mjekësore
Ligji nr. 60/2020, datë 30 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 60/2020
- Data e miratimit
- 30 prill 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 13 maj 2020
- Hyn në fuqi
- 28 maj 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2020-05-13
LIGJ
Nr. 60/2020
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË PËRBASHKËT TË PROKURIMIT
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KOMISIONIT EVROPIAN DHE
VENDEVE ANËTARE TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR TË PROKURUAR
KUNDËRMASAT MJEKËSORE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e përbashkët e prokurimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë,
Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të prokuruar kundërmasat
mjekësore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar nё datёn 30.4.2020
Shpallur me dekretin nr. 11480, datë 8.5.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta
MARRËVESHJE E PËRBASHKËT PROKURIMI
PËR PROKURIMIN E KUNDËRMASAVE MJEKËSORE
Kjo Marrëveshje e Përbashkët Prokurimi (“Marrëveshja”) është lidhur nga dhe ndërmjet
Palëve të mëposhtme Kontraktuese:
Komisioni Evropian (“Komisioni”), i cili është përfaqësuar për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje
nga Komisioneri Evropian për Shëndetin, Tonio Borg dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së
Përgjithshme për Shëndetin dhe Konsumatorët, Paola Testori Coggi
dhe
Shtetet anëtare të mëposhtme të Bashkimit Evropian:
1. Mbretëria e Belgjikës
2. Republika e Bullgarisë
3. Republika Çeke
4. Mbretëria e Danimarkës
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.