Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit, nr. 16, datë 17.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19
Ligji nr. 51/2020, datë 30 prill 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 51/2020
- Data e miratimit
- 30 prill 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 85, 12 maj 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2020-05-12
LIGJ
Nr. 51/2020
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 16, DATË
17.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FALJEN E MASAVE
ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUES TË VENDOSURAGJATË
PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 16, datë 17.4.2020, i Këshillit të Ministrave,
“Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së
infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
Miratuar në datën 30.4.2020
Shpallur me dekretin nr. 11481, datë 8.5.2020 të Presidentit
të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.