Ligj

Për tregjet e kapitalit

Ligji nr. 62/2020, datë 14 maj 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
62/2020
Data e miratimit
14 maj 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 131, 14 korrik 2020
Hyn në fuqi
1 shtator 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 131, datë 2020-07-14

LIGJ

Nr. 62/2020

PËR TREGJET E KAPITALIT1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

1. Objekti i këtij ligji është rregullimi i tregjeve të kapitalit, mënyrës dhe kushteve për ofrimin,

blerjen dhe shitjen e instrumenteve financiare në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcaktimi i

procedurave për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve të instrumenteve financiare.

2. Ky ligj përcakton:

a) kushtet për themelimin,

licencimin, ushtrimin e aktivitetit, mbikëqyrjen dhe prishjen e

shoqërive, që ushtrojnë veprimtari të rregulluara sipas këtij ligji;

b) kushtet për ofrimin e veprimtarive të rregulluara dhe të shërbimeve ndihmëse përkatëse;

c) kushtet për tregtimin e instrumenteve financiare në një treg të rregulluar ose jashtë një tregu

të rregulluar;

ç) kushtet për ofrimin e titujve publikut dhe pranimin e titujve në një treg të rregulluar;

d) detyrimet për dhënien e informacionit nga shoqëritë që ushtrojnë veprimtari të rregulluara

sipas këtij ligji;

dh) masat e parandalimit

të abuzimeve me tregun dhe tregtimit

të titujve bazuar në

1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:

- Direktivën 2014/65/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 15 maj 2014, “Mbi tregjet e instrumenteve financiare dhe që

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.