Pёr pёrmirёsimin e zonave tё biznesit (BID)
Ligji nr. 63/2020, datë 14 maj 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 63/2020
- Data e miratimit
- 14 maj 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 129, 10 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 25 korrik 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 129, datë 2020-07-10
LIGJ
Nr. 63/2020
PËR PËRMIRËSIMIN E ZONAVE TË BIZNESIT (BID)
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe qëllimi i ligjit
1. Ky ligj rregullon statusin ligjor, qëllimin, afatin, financimin, marrëdhëniet ligjore, parimet dhe
rregullat bazë për funksionimin e zonave të biznesit (BID) në Shqipëri.
2. Përkatësisht, ky ligj synon:
a) të krijojë një mekanizëm ku poseduesit e njësive tregtare, të cilat përdoren për qëllime biznesi,
nxiten të marrin pjesë në procesin e zhvillimit
të qëndrueshëm të zonës BID, nëpërmjet
kontributeve private, të cilat përdoren për shërbime shtesë për bizneset në zonën BID përkatëse dhe
për përmirësime të pasurisë publike;
b) të konsolidojë dhe të zhvillojë përtëritjen urbane të qyteteve, duke njohur nevojat unike dhe
sfidat e përbashkëta me të cilat përballen biznese me karakteristika lokale të ndryshme;
c) të lehtësojë identifikimin e zonave gjeografike të caktuara, për të përmirësuar dhe shtuar
ofrimin e shërbimeve bashkiake brenda tyre;
ç) të përcaktojë në mënyrë të qartë kushtet, sipas të cilave krijohet një BID dhe të sigurojë që
poseduesit e njësive tregtare brenda zonave të propozuara BID të jenë të përfshirë plotësisht në
proceset përkatëse, duke lehtësuar kështu pjesëmarrjen e tyre në çështjet e zonës dhe të qytetit.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.