Ligj

PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 9936, datë 26 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 1 korrik 2021.

Numri
9936
Data e miratimit
26 qershor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 112, 21 korrik 2008
Hyn në fuqi
5 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 112, datë 2008-07-21

LIGJ

Nr.9936, datë 26.6.2008

PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 111 e 157 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

PARIMET E PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon sistemin buxhetor në Republikën e Shqipërisë, strukturën, parimet dhe bazat e procesit buxhetor, marrëdhëniet financiare ndërqeveritare dhe përgjegjësitë për zbatimin e legjislacionit buxhetor në tërësi.

Neni 2

Fusha e zbatimit të ligjit

Ky ligj zbatohet nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme në të gjitha fazat e procesit buxhetor, që do të thotë:

a) përgatitjen, shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit;

b) zbatimin, ndjekjen dhe rishikimin e buxhetit;

c) të drejtat dhe kufizimet për huamarrjen, garancitë, si dhe format e tjera, të rrjedhura prej tyre;

ç) kontrollin, kontabilitetin, raportimin, inspektimin dhe auditimin e buxhetit.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Buxhet” është tërësia e të ardhurave, shpenzimeve dhe financimeve të qeverisjes qendrore e vendore dhe të fondeve speciale, të cilat miratohen me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë, më poshtë “Kuvendi” ose me vendim të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 7 dhjetor 2012 · 114/2012 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9936, DATË 26.6.2008 “PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
  2. 2 qershor 2016 · 57/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9936, DATË 26.6.2008, “PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
  3. 23 korrik 2020 · 94/2020 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 27, datë 1.7.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”
  4. 1 korrik 2021 · 86/2021 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, të Këshillit të Ministrave "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.