Akt normativ

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.109/2017, “PËR BUXHETINE VITIT 2018”

Akti normativ nr. 1/2018, datë 26 korrik 2018, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
1/2018
Data e miratimit
26 korrik 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 30 korrik 2018
Hyn në fuqi
30 korrik 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2018-07-30

AKT NORMATIV

Nr. 1, datë 26.7.2018

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 109/2017, “PËR BUXHETIN

E VITIT 2018”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në ligjin nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, bëhen këto ndryshime :

Neni l

Nenet 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“Neni 2

Buxheti i shtetit për vitin 2018 është:

Të ardhurat | 353 354 | milionë lekë;

Shpenzimet | 385 720 | milionë lekë;

Deficiti | 32 366 | milionë lekë.

Neni 3

Buxheti vendor për vitin 2018 është:

Të ardhurat | 46 221 | milionë lekë;

Nga të cilat:

- transferta e pakushtëzuar nga buxheti qendror | 16 580 | milionë lekë;

- transferta specifike | 7 454 | milionë lekë;

- të ardhura të tjera | 22 187 | milionë lekë;

Shpenzimet | 46 221 | milionë lekë.

Neni 4

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2018 është:

l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror

Të ardhurat, gjithsej | 122 276 | milionë lekë;

Nga të cilat: | |

- kontributet | 77 160 | milionë lekë;

- transferimet nga buxheti i shtetit | 40 646 | milionë lekë;

- transferta nga buxheti për indeksimin e pensioneve | 1 470 | milionë lekë;

- transferta për bonusin e pensionistëve | 3 000 | milionë lekë

Shpenzimet | 122 276 | milionë lekë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.