Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar
Ligji nr. 61/2020, datë 14 maj 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 61/2020
- Data e miratimit
- 14 maj 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 109, 9 qershor 2020
- Hyn në fuqi
- 24 qershor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 109, datë 2020-06-09
LIGJ
Nr. 61/2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 43/2015, “PËR
SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3, pas pikës 91 shtohen pikat 92 dhe 93 me këtë përmbajtje:
“92. “Zyrtari i pajtueshmërisë” është një person fizik ose juridik, i pavarur, i përcaktuar
i ngarkuar me monitorimin dhe raportimin mbi
i Sistemit të Shpërndarjes,
nga Operatori
zbatimin e programit të pajtueshmërisë.
93. “Kabinë elektrike” është tërësia e mjeteve themelore dhe pajisjeve elektrike të lidhura
në tensionin e mesëm dhe të ulët me rrjetin e shpërndarjes, funksioni
i të cilave është të
kontrollojnë lidhjen, të transformojnë, të transmetojnë dhe të matin energjinë elektrike që
furnizohet ose prodhohet për lidhjet e reja apo modifikimin e lidhjeve ekzistuese të klientëve ose
prodhuesve për këto nivele tensioni.”.
Neni 2
Në nenin 17, fjalia e dytë e pikës 4 shfuqizohet.
Neni 3
Në nenin 28, fjalia e parë dhe e dytë e pikës 5, si dhe pika 7 shfuqizohen.
Neni 4
Në nenin 31, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Linjat e reja të interkoneksionit, që ndërtohen nga investitorët privatë, miratohen me
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.