Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë
Ligji nr. 66/2020, datë 21 maj 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 66/2020
- Data e miratimit
- 21 maj 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 21 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 1 shtator 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2020-07-21
LIGJ
Nr. 66/2020
PËR TREGJET FINANCIARE TË BAZUARA NË TEKNOLOGJINË
E REGJISTRAVE TË SHPËRNDARË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekti i këtij ligji është rregullimi i emetimit të tokenëve digjitalë dhe/ose të monedhave
virtuale,
i licencimit, monitorimit dhe mbikëqyrjes së subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e
shpërndarjes, tregtimit e ruajtjes së tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, i agjentit të
tokenëve digjitalë, ofruesit
të shërbimeve inovative dhe sipërmarrjes së automatizuar të
investimeve kolektive.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimtaritë e rregulluara dhe subjektet, që ushtrojnë veprimtari
sipas këtij ligji, në ose nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizimet
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Fondi
i
investimeve alternative” ka të njëjtin kuptim me përkufizimin e dhënë në
legjislacionin në fuqi për sipërmarrjet e investimeve kolektive.
2. “Subjekt kërkues” është çdo person juridik që plotëson një aplikim për licencë ose për
marrjen e një autorizimi lidhur me prospektin e plotë/aktofertën/relacionin prezantues të një
STO-je ose ICO-je/ose një certifikim tjetër sipas këtij ligji.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.