Ligj

Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”

Ligji nr. 70/2020, datë 28 maj 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
70/2020
Data e miratimit
28 maj 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 115, 18 qershor 2020
Hyn në fuqi
3 korrik 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2020-06-18

LIGJ

Nr. 70/2020

PËR MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 139 300 000 SDR-sh QË FONDI

MONETAR NDЁRKOMBЁTAR I AKORDON SHQIPËRISË NЁPЁRMJET

INSTRUMENTIT TЁ FINANCIMIT TЁ SHPEJTЁ (RFI)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 156 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet huamarrja prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon

Shqipërisë nëpërmjet Instrumentit të Financimit të Shpejtë (RFI), me termat, sipas aneksit që i

bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 28.5.2020

Shpallur me dekretin nr. 11512, datë 16.6.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta.

ANEKSI I

Termat e huas paraqiten si vijon:

Shuma e huas 139,300,000 SDR

Norma e interesit përbëhet nga (i) një normë bazë (e përcaktueshme nga tregu [0.05% javën që

përfundon në 10 prill]) plus një marzh të caktuar nga Bordi Drejtues çdo dy vjet (aktualisht 100 bps); (ii)

tarifën shtesë të bazuar në nivelin prej 200 bps mbi stokun e kredisë mbi 187.5% të kuotës; dhe (iii) tarifën

shtesë të bazuar në kohë prej 100 bps, kur shuma e stokut të kredisë qëndron mbi 187.5% të kuotës për më

shumë se 36 muaj.

Instrumenti që i akordohet Shqipërisë ka një normë huadhënie, që do të përfshijë normën bazë të interesit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.