Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 17, datë 22.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe të afateve për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020”
Ligji nr. 67/2020, datë 28 maj 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 67/2020
- Data e miratimit
- 28 maj 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 122, 1 korrik 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2020-07-01
LIGJ
Nr. 67/2020
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 17,
DATË 22.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRJASHTIMIN
E ZBATIMIT TË PROCEDURAVE DHE TË AFATEVE PËR PËRGATITJEN
E PROJEKTDOKUMENTIT TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM
PËR VITIN 2020”
Në mbështetje të neneve 78, 101 dhe 160 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 17, datë 22.4.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për
përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe të afateve për përgatitjen e projektdokumentit të
programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020”.
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 28.5.2020.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.