Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 71/2020, datë 4 qershor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
71/2020
Data e miratimit
4 qershor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 119, 25 qershor 2020
Hyn në fuqi
10 korrik 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 119, datë 2020-06-25

LIGJ

Nr. 71/2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 465, DATË 29.9.2011, “PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

1. Kudo në ligj, emërtimet “ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit” dhe “Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë” zëvendësohen përkatësisht me emërtimet “ministri”, “institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë” dhe “instituti përgjegjës për kryerjen e analizave të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë”.

2. Në nenet 4, pikat 65, 71 dhe 84; 8, shkronja “c”; 14, pika 2; 22, pikat 4 e 5; 24, pika 2; 27, pika 1; 33, pika 6; 38, pikat 6 e 7; 56, pika 2; 81, pikat 1 e 2; 87, pika 2; 120, pika 6, dhe 123, pika 2, fjalët “autoriteti kompetent” dhe “autoriteti kompetent veterinar” zëvendësohen me shprehjen “struktura përgjegjëse për veterinarinë” dhe fjalët “populacion” dhe “nënpopulacion” zëvendësohen me fjalët “popullatë” dhe “nënpopullatë”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.