Ligj

Për emërtimin e instrumentit "Eurobond" nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet dhe heqjen dorë nga imuniteti

Ligji nr. 72/2020, datë 4 qershor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
72/2020
Data e miratimit
4 qershor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 106, 5 qershor 2020
Hyn në fuqi
5 qershor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 106, datë 2020-06-05

LIGJ

Nr. 72 /2020

PËR EMETIMIN E INSTRUMENTIT “EUROBOND” NGA MINISTRI I

FINANCAVE DHE EKONOMISË, MIRATIMIN E PËRJASHTIMEVE NGA

TATIMET E TAKSAT DHE HEQJEN DORË NGA IMUNITETI

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 84, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

1. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për huamarrjen

shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë, lidh

marrëveshje për emetimin e instrumentit “Eurobond”, thelbësisht sipas kushteve të përcaktuara

në tekstin e tyre që i bashkëlidhet këtij ligji.

2. Emetuesi, në mënyrë të parevokueshme dhe të pakushtëzuar nga ndonjë mosmarrëveshje,

heq dorë nga imuniteti, sipas përcaktimeve në aktet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Neni 2

Mbajtësit e titujve të eurobondit dhe menaxherët bashkëdrejtues, sipas marrëveshjeve të

përcaktuara në pikën 1 të nenit 1 të këtij ligji, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, nga tatimi

mbi vlerën e shtuar dhe nga çdo tatim apo taksë tjetër në Republikën e Shqipërisë, për të gjitha

transaksionet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin, mbajtjen, ruajtjen dhe tregtimin e

eurobondeve.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare.

Miratuar në datën 4.6.2020

Shpallur me dekretin nr. 11503, datë 5.6.2020 të Presidentit

të Republikës së

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.