Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 "Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme" të ndryshuar"

Ligji nr. 74/2020, datë 18 qershor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
74/2020
Data e miratimit
18 qershor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 140, 30 korrik 2020
Hyn në fuqi
14 gusht 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 140, datë 2020-07-30

LIGJ

Nr. 74/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.12/2018 “PËR

VLERËSIMIN KALIMTAR DHE PERIODIK TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË

SHTETIT, GARDËS SË REPUBLIKËS DHE SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E

BRENDSHME DHE ANKESAT NË MINISTRINË E BRENDSHME”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së

Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në

Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 6, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ushtron veprimtarinë paralelisht me

Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.”.

Neni 2

Në nenin 13, fjalët “ brenda 1 viti nga data e hyrjes në fuqi të ligjit” hiqen.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 3

KRYETARI

Gramoz Ruçi

Miratuar në datën 18.6.2020

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.