Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve
Ligji nr. 81/2020, datë 25 qershor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 81/2020
- Data e miratimit
- 25 qershor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 137, 23 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 7 gusht 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2020-07-23
LIGJ
Nr. 81/2020
PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM
DHE TË PARABURGOSURVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
KREU I
Neni 1
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i të drejtave dhe trajtimit të të paraburgosurve dhe të
dënuarve me burgim, organizimi i sistemit të burgjeve, si dhe kompetencat e detyrat e organeve
shtetërore kompetente.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka si qëllim garantimin e kushteve për trajtimin me dinjitet të të paraburgosurve dhe të
dënuarve me burgim, respektimin e të drejtave dhe të lirive themelore të tyre dhe parandalimin e
sjelljeve ose trajtimit mizor, çnjerëzor, poshtërues apo degradues.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Anëtarët e familjes” së të paraburgosurit dhe të dënuarit janë bashkëshorti/bashkëshortja,
si dhe bashkëjetuesi/bashkëjetuesja,
prindërit,
bashkëjetesa e të cilëve ka një karakter të qëndrueshëm dhe të provuar.
fëmijët, gjyshërit, vëllezërit dhe motrat,
2. “I burgosur” është çdo person i paraburgosur ose i dënuar me vendim gjyqësor të formës
së prerë, që vendoset në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale.
3. “I dënuar” është çdo person, shtetas shqiptar, i huaj ose pa shtetësi, i dënuar me vendim
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.