Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës
Ligji nr. 78/2020, datë 25 qershor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 78/2020
- Data e miratimit
- 25 qershor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 21 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 5 gusht 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2020-07-21
LIGJ
Nr. 78/2020
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PROVËS
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
1. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për
a) organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës;
b) zbatimin e vendimeve gjyqësore penale dhe urdhërimeve të prokurorit për mbikëqyrjen e
ekzekutimit të dënimeve alternative, të masave të shmangies nga ndjekja penale, të dënimeve jo
me burgim për të miturit, ose veprimtari të tjera sipas akteve të tjera ligjore në fuqi;
c) trajtimin e individualizuar të nevojave dhe aftësive të personit nën mbikëqyrje për të
siguruar përshtatjen dhe riintegrimin e tij në shoqëri;
ç) zbatimin e detyrimeve të personave nën mbikëqyrje gjatë kohës së vënies në provë.
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për vendimet gjyqësore penale të dhëna nga gjykatat
vendase dhe të huaja në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kodin Penal, Kodin e
Drejtësisë Penale për të Mitur, legjislacionin në fuqi për ekzekutimin e vendimeve penale dhe
marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe të ratifikuara nga Republika e
Shqipërisë.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është të mundësojë rehabilitimin dhe riintegrimin shoqëror të personave
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.