Ligj

Për Policinë e Burgjeve

Ligji nr. 80/2020, datë 25 qershor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
80/2020
Data e miratimit
25 qershor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 137, 23 korrik 2020
Hyn në fuqi
7 gusht 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2020-07-23

LIGJ

Nr. 80/2020

PËR POLICINË E BURGJEVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat dhe parimet e përgjithshme për:

a) organizimin dhe funksionimin e Policisë së Burgjeve;

b) të drejtat dhe detyrat e punonjësit të Policisë së Burgjeve; si dhe

c) marrëdhëniet e punës dhe statusin e punonjësve të këtij shërbimi.

Neni 2

Fusha e veprimit

Ky ligj zbatohet për çdo punonjës të Policisë së Burgjeve, që ushtron veprimtarinë e tij në

nivel qendror, në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe gjatë transferimeve e

shoqërimeve të personave të dënuar dhe të paraburgosur.

Neni 3

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptojmë:

1. “Armë” konsiderohet çdo mjet ose instrument, sipas kuptimit dhe kategorizimit të

parashikuar në legjislacionin në fuqi për armët.

2. “Gatishmëri” konsiderohet gjendja në të cilën punonjësit e Policisë së Burgjeve

mobilizohen dhe marrin masa të menjëhershme për ruajtjen e sigurisë së personave dhe të

ambienteve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

3. “I burgosur” është personi i paraburgosur ose i dënuar me burgim me vendim të formës së

prerë.

4. “Punonjës i Policisë së Burgjeve” është punonjësi, i cili ushtron detyra të natyrës drejtuese,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.