Për ekzekutimin e vendimeve penale
Ligji nr. 79/2020, datë 25 qershor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 79/2020
- Data e miratimit
- 25 qershor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 21 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 5 gusht 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2020-07-21
LIGJ
Nr. 79/2020
PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
KREU I
PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
i këtij
Qëllimi
ligji është të garantojë ekzekutimin e vendimeve penale në përputhje me
legjislacionin në fuqi, me standardet ndërkombëtare dhe në respektim të të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut.
Neni 2
Objekti i ligjit
1. Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave dhe procedurave për ekzekutimin e:
- vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë;
- vendimeve gjyqësore penale me ekzekutim të menjëhershëm;
- urdhërimeve të tjera me vendime gjyqësore, si dhe;
- përcaktimin e mënyrës së kryerjes së dënimeve alternative sipas parashikimeve të
legjislacionit në fuqi.
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore penale të dhëna nga
gjykatat vendase dhe të huaja në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kodin Penal, Kodin e
Drejtësisë Penale për të Mitur dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj.
Neni 3
Parimet kryesore gjatë ekzekutimit të vendimit penal
1. Ky ligj zbatohet në mënyrë të njëjtë për të gjithë personat e arrestuar, të paraburgosur dhe
të dënuar, duke shmangur diskriminimin dhe format e sjelljes që e nxisin atë, për çdo shkak të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.