Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 85/2020, datë 2 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 85/2020
- Data e miratimit
- 2 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 138, 27 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 11 gusht 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 138, datë 2020-07-27
LIGJ
Nr. 85/2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 192, DATË 3.12.2009,
“PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR,
TRAFIKIMIT, KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET
MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar,
trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në pikën 3 të nenit 13 fjalët “dhe administratori i pasurisë” hiqen.
Neni 2
Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 3 fjalët “administratori i saj” zëvendësohen me fjalët “Agjencia e Administrimit të
Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”.
2. Në pikën 5 fjalët “administratori
i emëruar” zëvendësohen me fjalët “Agjencia e
Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”.
3. Në pikat 8 dhe 9 fjala “administratori” zëvendësohet me fjalët “Agjencia e Administrimit të
Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ”.
Neni 15 ndryshohet si më poshtë:
Neni 3
“Neni 15
Administratori i pasurisë së sekuestruar
1. Gjykata në vendimin e sekuestrimit të pasurisë cakton Agjencinë e Administrimit të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.