Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT)

Ligji nr. 83/2020, datë 2 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
83/2020
Data e miratimit
2 korrik 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 15 korrik 2020
Hyn në fuqi
30 korrik 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2020-07-15

LIGJ

Nr. 83/2020

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E NDRYSHUAR TË ORGANIZATËS EVROPIANE TË TELEKOMUNIKACIONEVE SATELITORE (EUTELSAT)

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën e ndryshuar të Organizatës Evropiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.7.2020.

Shpallur me dekretin nr. 11539, datë 9.7.2020, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

ORGANIZATA EVROPIANE

E TELEKOMUNIKACIONEVE SATELITORE

KONVENTA E NDRYSHUAR

SHËNIM REDAKSIONAL

Amendimet e Konventës origjinale, që krijojnë këtë Konventë të ndryshuar, janë miratuar nga Asambleja e Palëve të EUTELSAT-it në maj të vitit 1999. Ato janë zbatuar mbi një bazë të përshpejtuar (të përkohshme) që nga data 2 korrik 2001, në përputhje me një rezolutë për këtë qëllim, miratuar nga Asambleja e Palëve të EUTELSAT-it edhe në maj 1999.

Hyrë në fuqi, në mënyrë përfundimtare, më 28 nëntor 2002.

TABELA E LËNDËS

Hyrja

Neni I | Përkufizimet

Neni II | Krijimi i EUTELSAT-it dhe Kompanisë Eutelsat S.A.

Neni III | Qëllimet e EUTELSAT-it

Neni IV | Personaliteti juridik

Neni V | Kostot

Neni VI | Struktura e EUTELSAT-it

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.